Prej gjithsej 23 subjekteve juridike me licencë aktive në pjesën e gastronomisë, te 17 lokale janë evidentuar parregullsi. Nëntë prej këtyre subjekteve i është marrë licenca, ndërsa te tetë janë evidentuar parregullsi për plotësimin e kushteve minimale teknike që duhet të plotësohen brenda një afati të caktuar.
Ky afat është dhënë për shkak se inspektorët nga Inspektorati i tregut kanë konstatuar se po punohet për kushtet teknike që mund të mënjanohen dhe nëse nuk plotësohen do t’u merren licencat.
Sa i përket Ligjit për veprimtari hoteliere, tashmë është duke punuar grupi punues për ndryshimin e ligjit dhe ka dy opsione – Kontrollet t’i bëjë Inspektorati i Tregut ose Komisioni që do të formohet nga institucionet kompetente. Ndryshimet e ligjit filluan pas tragjedisë në Koçan, pasi u konstatua se diskoteka funksiononte pa plotësuar kushtet minimale teknike.