Largimi i Arben Taravarit nga koalicioni “Vlen” nuk është i motivuar nga mospajtimet për shpërndarjen e funksioneve, por më së shumti ka të bëjë me një marrëveshje me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, për një paraqitje të përbashkët në zgjedhjet lokale të ardhshme.
Këtë e deklaroi ministri për çështje evropiane, Orhan Murtazani, në një intervistë në emisionin “Top Tema”, duke shtuar se aktualisht rreth 16 komuna udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë, por mundësitë për të ruajtur ose rritur këtë numër janë të pasigurt.