Askush nuk mund t’i garantojë Maqedonisë së Veriut se nëse e ndryshon Kushtetutën tani, nuk do të ketë më pengesa në rrugën evropiane, tha komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në një intervistë për Agjencinë Evropiane të Lajmeve. “E kuptojmë që ndryshimi i Kushtetutës nuk është një pyetje e lehtë. Ne gjithashtu e kuptojmë se është shumë njerëzore dhe e kuptueshme që vendi juaj dëshiron të ketë garanci pas gjithçkaje që ka kaluar. Nuk mund të ketë garanci, por ajo që pres nga të gjitha shtetet anëtare kur ka çështje dypalëshe është që diskutimet të zhvillohen me mirëbesim dhe me vizion për të arritur një kompromis”, tha Kos. Ajo shtoi se gjithsesi Komisioni Evropian mbetet i përkushtuar për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes dhe sot ajo personalisht do të niset për në Sofje për t’u takuar me të gjithë politikanët bullgarë, dhe më pas do të kontaktojë edhe politikanët në Shkup.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Skandal në Onkologji? Përplasje mes mjekëve
- Tre persona u evakuuan me sukses nga një terren në Malin Sharr
- Granatë 13.6 kilogramësh, u largua nga Liqeni i Dojranit
- Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i shkëlqyer për imazhin e Shqipërisë dhe ekonominë e Tiranës
- Lidhja Shqiptare zgjodhi kryesinë, Elmi Aziri kryetar i Kuvendit, ja emrat e tjerë
- Shtetasi rumun humbet malit të Matkës, gjendet në orët e para të mëngjesit
- Shteti nxjerr në qira tokën bujqësore, pesë thirrje të reja për fermerët
- Vazhdon debati i amandamenteve për ribalancin e Buxhetit
- Arrestohet 36-vjeçari nga Vrutoku, dyshohet për disa vjedhje në Gostivar
- Djali rreh nënën pas konfliktit për para në Tetovë, policia në kërkim të autorit