Pas takimit me Eglin në “Big Brother”, vjen reagimi i Olsit

    

Pas takimit të papritur dhe emocional me ish-partneren e tij, këngëtaren Egli Tako, në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, aktori dhe artisti Olsi Bylyku, ka zgjedhur të reagojë përmes një mënyre të veçantë, me muzikë.

Në një video të postuar në llogarinë e tij në “Instagram”, Olsi shfaqet në një studio muzikore, duke lënë të kuptohet se është duke punuar në projekte të reja muzikore.

Zbulohet arsyeja e vërtetë e hyrjes së Olsit në Big Brother VIP?

Kjo lëvizje është parë nga shumë ndjekës, si një përgjigje simbolike ndaj emocioneve dhe diskutimeve që solli takimi i tij me Eglin në reality show-in e ndjekur nga mijëra shqiptarë.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë mesazhi i shkruar nga vetë Olsi përkrah videos:

“Ju falënderoj si fillim për çdo mesazh miq, shok e koleg… Kurse ju që e keni mendu se bëj deal, ju kam rujt SC”.

Me këtë deklaratë të shkurtër, por me tone të qarta dhe thumbuese, ai duket se i është drejtuar një audience më të gjerë, ndoshta edhe skeptikëve apo kritikëve të tij.

Reagimi i Olsit vjen vetëm pak ditë pas transmetimit të momentit të shumëpritur me Eglin, i cili riktheu në qendër të vëmendjes historinë e tyre të përfolur dhe raportin që ka mbetur mes tyre.

Nëse muzika që po përgatit do të ketë lidhje me këto ndodhi, mbetet për t’u parë.