Janevska: Një pjesë e madhe e shkollave në vend kanë pajisje të duhura zjarrfikëse

Në një pjesë më të madhe të shkollave në vend ekziston pajisje zjarrfikëse, por disa do të duhet të rinovohen dhe rergullohen, për çka po punohet në mënyrë aktive, porositi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Saktësoi se pajisje për shuarjen e zjarrit ka në të gjitha shkollat, por në disa shkolla, kryesisht në ambientet e brendshme, ndodh që aparatet zjarrfikëse të mos jenë kontrolluar gjatë vitit, edhe pse ka detyrim që ato të kontrollohen një herë në vit.

“Ato do të kontrollohen, ndërsa duhet të kontrollohen dhe zorrët e hidrantit, për të parë nëse janë në vendin e duhur dhe a janë në gjendje të mirë. Kjo është tani në vijim, ndërsa në këtë rol të madh kanë dhe komunat, sepse me procesin e decentralizimit, pushtetet lokale janë përgjegjëse për shkollat”, tha Janevska në pyetjet e gazetarëve për gjendjen me hidrantët dhe aparatet zjarrfikëse në shkollat ​​fillore dhe të mesme në vend, gjatë vizitës në shkollën fillore “Partenija Zografski” në Kisella Vodë, së bashku me kryetarin e komunës, Orce Gjorgjievskin.

E pyetur nëse janë planifikuar trajnime për studentët për ballafaqimin me situata krize, si në klubin “Puls” në Koçan, tha se organizimi i trajnimeve të tilla është në vijim.

“Në ditët e kaluara, krahas dhënies së ndihmës së parë psikologjike në rajonet e krizës, kam pasur disa takime me Kryqin e Kuq, Megjashin dhe institucione tjera, me të cilët jemi marrë vesh që të përforcojmë edukimin e studentëve, si të veprojnë në situatë krize. Shpresoj se nuk do të kemi nevojë, por dituria është e paçmuar dhe po fillojmë të punojmë për këtë”, saktësoi Janevska.

Potencoi se në periudhën e kaluar, Kryqi i Kuq ka punuar në edukimin e të rinjve për ofrimin e ndihmës së parë, por jo në situata krize siç është zjarri, tërmeti,…

“Tani do ta zgjerojmë këtë dhe do ta bëjmë pikërisht ashtu siç duhet të jetë. Kemi ofertë nga Ambasada gjermane për të ndihmuar në këtë, sigurisht se do ta pranojmë dhe jemi në vijim të organizimit. Marrëveshja fillestare është që ne fillimisht duhet të trajnojmë mësuesit që të dinë se si të sillen në situatë krize dhe më pas t’ua transferojmë këtë njohuri nxënësve. Ajo që është e rëndësishme, është se procesi ka filluar dhe do të vazhdojë derisa të përfundojë në tërë vendin”, potencoi Janevska.