Profesori i së drejtës penale, Gordan Kalajxhiev, ne profilin e tij në Facebook shkroi “Paraburgimi nuk guxon të shfrytëzohet që shteti të tregohet serioz! Ky është keqpërdorim dhe do të bjerë në Strazburg”. Gjatë një interviste për Radion Kanal 77, ai ka komentuar edhe procedurën e hetimeve për zjarrin në Koçanë dhe faktin se deri tani në paraburgim janë 34 persona.
Në procedurën e hetimeve për zjarrin në Koçan, nuk respektohet prezumimi i pafajësisë – thotë Profesori i së drejtës penale, Gordan Kalajxhiev, gjatë një prononcimi për Kanal 77. Sipas tij, sipas standardeve ndërkombëtare dhe kushtetutës, paraburgimi është mjeti i fundit.
“Ne teori është e pamundshme të ketë nevojë që 34 persona t`i dërgoni në paraburgim. Kjo shfrytëzohet si masë e fundit. Këtu nuk bëhet fjalë për strukturë kriminale dhe s`ka rrezik real për arratisje. Njerëzit komentojnë se përse një ministër aktual të mos jetë lëndë e hetimeve kurse ish-ministrin ta shohim me pranga”
Sipas profesorit Kalajxhiev, për çështjet penale policia i përgjigjet Prokurorit dhe sipas kësaj linje, provat nuk guxojnë të mbërrijnë tek Kryeministri dhe ai t`i keqpërdor.
Ai vlerëson se ka mjaft indikacione se hetimi për zjarrin në Koçan është kontaminuar me politikë ditore dhe qasje selektive.
“Nuk mundet Kryeministri t`I tregojë në televizion provat. Ai dokument duhej të ishte tek Prokurori. Kryeministri nuk duhet ta udhëheq luftën anti-mafi. Ai ka konflikt interesi. Është lider partiak, kurse unë them se tek partitë është vatra e korrupsionit. Motivi për hyrje në politikë shtë korrupsioni. Njerëzit hyjnë në politikë të puënsohen, të marrin tendera, t`i financojnë partitë, për tenderat e ardhshëm, licensat e të ngjashme”
Profesori Kalajxhiev nuk shprehet optimist për hetimet, pasi sipas tij, në vend që të zhvillohen hetime profesionale implikohet politika ditore.
“Ne tani shohim tre njerëz në hetimet. Secili mban press-konferenca. Kryeministri mban press, ai sqaron, MPB-ja mban press dhe sqaron dhe Prokurori. Të mos e komentoj situatën e grumbullimit të pikëve politike me vizitat nëpër spitale. Është vepër penale të hyni në kujdesin intensiv”
Kalajxhievi ka kometuar edhe statusin e tij në Facebook “Pyes për një shok: si mundet që me një falsifikim të shkohet në paraburgim, kurse me tjetrin në funksion për t`i udhëhequr shërbimet sekrete?!”.
Ai thotë se përballet me kërcënime të përditshme, qoftë publike apo përmes komenteve nëpër rrjetet sociale, por se nuk shqetësohet pasi si ekspert juridik e ka për obligim t`i komentojë këto tema.