“Ikni sa më shpejt”/ Pamjet tronditëse nga tragjedia në Koçan, të rinjtë shtyjnë njëri-tjetrin për t’i shpëtuar tmerrit (VIDEO)
Të tjera pamje tronditëse nga tragjedia në diskotekën e Koçanit zbulojnë tmerrin që përjetuan të rinjtë, teksa nxitonin t’u shpëtonin flakëve.
Nga lokali i natës, që atë natë ishte mbushur disa herë mbi kapacitetin, qytetarët duken teksa shtyjnë njëri-tjetrin, në përpjekje për të dalë jashtë, ndërkohë që vendi është mbuluar nga tymi i zjarrit.
“Ikni sa më shpejt, sa më shpejt”, dëgjohen të bërtiturat e qytetarëve.Nga tragjedia, humbën jetën 59 persona