“Ju vijmë në shtëpi, ju kapim për veshi” – Jajaga i përgjigjet Mickoskit: Respekti është i ndërsjellë!
Ish-zëvendës ministri i Mbrojtjes, Tiron Jajaga ka komentuar deklaratën e kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoski i cili tha se do të ketë përgjegjësi për rastin e Koçanit, duke u shprehur: “Ju vijmë në shtëpi, ju kapim për veshi”.
Jajaga ka kritikuar qasjen e Mickoskit për deklaratë të tillë në një rast të ndijshëm si Koçani.
Reagimi i plotë:
Dhjetëra familje po kalojnë momentet më të rënda të jetës. Populli meriton drejtësi jo selektive. E drejtë do të ishte që në përgjegjësi të thirren mbajtësit e funksioneve aktuale, duke kërkuar nga secili të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta.
Sa i përket deklaratës “Ju vijmë në shtëpi e ju kapim për veshi”, mendova se detyra e Kryeministrit është të kërkojë zgjidhjen e problemit; përndryshe, respekti është i ndërsjellë.