Të nderuar përfaqësues të mediave,
Në këto kohë të vështira, prioriteti ynë më i lartë është kujdesi për të lënduarit dhe mbështetja e familjeve të tyre. E vlerësojmë thellësisht përkushtimin tuaj për informimin e publikut dhe ju falemnderojmë për solidaritetin dhe përgjegjësinë që keni treguar.
Megjithatë, në frymën e ndjeshmërisë dhe standardeve etike, ju kërkoj që të respektoni privatësinë dhe dinjitetin e viktimave. Publikimi i pamjeve dhe fotove të të lënduarëve në momentet e tyre më të cenueshme mund të shkaktojë dhimbje shtesë, jo vetëm për ta, por edhe për familjet e tyre dhe mund të ndikojë në procesin e rikuperimit të tyre.
Prandaj, bëj një apel të sinqertë për raportim të përgjegjshëm, i cili do të theksojë mbështetjen dhe ndihmën për ata që kanë më shumë nevojë. I besoj profesionalizmit dhe ndjeshmërisë tuaj në raportimin e kësaj tragjedie.
Faleminderit për mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe përkushtimin tuaj ndaj asaj që është vërtet e rëndësishme, duke informuar me respekt dhe empati.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Tragjedia në PRILEP: MPB dhe Prokuroria me detaje për vrasjen e trefishtë
- VLEN: Rendi, drejtësia dhe kontrolli janë frika më e madhe e BDI-së
- Rikthehet i nxehti tropikal, temperaturat deri në 38 gradë
- Angelov: Zjarret në Krushje dhe Lokvicë do të jenë më të vështira për t’u shuar
- Arrestohet një person në Vushtrri, dogji një arë me grurë
- Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital
- Aksident i tmerrshëm në autostradën Prilep-Gradsko: Makina ra nga lartësia 40 metra, fëmija në gjendje kritike
- Shpërthen zjarr në një shtëpi në Shkup, përfshiu edhe tri shtëpi afër
- Ish-presidenti Moisiu: Jetoj në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë
- Tetë zjarre janë aktive, 12 të shuar, një nën kontroll – QMK zbulon detajet