Kasami: Komuna e Tetovës bashkohet në dhimbjen e familjarëve të viktimave të tragjedisë së rëndë në Koçan
Me dhembje të thellë dhe solidaritet të plotë, Komuna e Tetovës bashkohet në dhimbjen e familjarëve të viktimave të tragjedisë së rëndë në Koçan. Në këto momente zie, ne ndjejmë peshën e humbjes dhe qëndrojmë pranë atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre.
Në këto çaste, le të ndalemi dhe të reflektojmë mbi vlerën e jetës dhe nevojën për solidaritet dhe mbështetje mes njëri-tjetrit. Zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe me të gjithë ata që po kalojnë këtë dhimbje të madhe.