Katër pacientë të tjerë që ndodheshin në Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjike “St. Naum Ohridski” me autoambulancë sot vonë pasdite janë transportuar në aeroport, prej nga do të transportohen për në Kroaci.
Në këtë klinikë ndodheshin gjithsej 29 pacientë.
Më herët gjatë ditës, drejtori i Klinikës Universitare për Sëmundje Kirurgjike “St. Naum Ohridski”, Nebojsha Nastov përmes një komunikate për media informoi se grupi i parë prej dy pacientëve të cilët ishin në mbështetje të frymëmarrjes janë transportuar me rrugë ajrore në spitalin e Sofjes, ku do të mjekohen në një repart të specializuar për trajtimin e djegieve. Ai theksoi se grupi i dytë prej dy pacientëve që u larguan nga spitali para pak minutash, në marrëveshje me Qeverinë e Serbisë, janë transportuar në Spitalin Ushtarak të Boegradit dhe në Spitalin Ushtarak të Beogradit.