Shtatë fëmijë janë sjellë në Spitalin klinik në Shtip pa shenja jete, nis identifikimi i tragjedisë në Koçan
Shtatë fëmijë janë sjellë në Spitalin klinik në Shtip pa shenja jete, tha sot drejtori i Spitalit klinik në Shtip, Vladko Zahariev. Aktualisht po vijon procesi i identifikimit, deri më tani nga policia janë identifikuar katër trupat e të ndjerit. Në spital janë strehuar 39 pacientë, kryesisht me djegie të shkallës së dytë,trasnmeton TS.
“Shtatë fëmijë janë sjellë në Spitalin klinik të Shtipit pa shenja jete. Ata janë të vdekur. Aktualisht në Spitalin klinik në Shtip ndodhen shtatë trupa. Aktualisht po vijon procesi i identifikimit, katër janë identifikuar nga policia, tre trupa janë në proces identifikimi. Dhe tani për momentin ata që janë identifikuar po konfirmohen nga familjet”, tha Zahariev.
39 pacientë nga aksidenti janë duke u kujdesur në Spitalin klinik në Shtip. Nga ora 03:30 deri në ora 05:00 në Spitalin klinik në Shtip janë sjellë 80 pacientë dhe të gjithë janë triazhuar./TS