BDI Pse gjuha shqipe ka pasur mangësi përdorimi nëpër institucionet shtetërore dhe publike gjatë kohës kur ishit ju në pushtet?
Ejup Berisha
Prej obligimeve të
Marrveshjes së Ohrit si duket përdorimi i gjuhës shqipe është çështja më e parregulluar jo vetëm në aspektin juridik por edhe në atë praktik këtu në RMV. Jo se obligimet e tjera të marrveshjes në fjalë janë të rregulluara më mirë por e dukshme është se përdorimi i gjuhës shqipe nuk është rregulluar në mënyrën e duhur dhe korrekte. Kjo është shumë e qartë për te gjithë ata që i kanë ndjekur dhe i ndjekin ngjarjet e rëndësishme politike këtu në këtë shtet. Edhe nga subjekti politik që ishte më shumë se njëzet vite në pushtet e pranojnë se gjuha ka pasur mangësi sa i përket përdorimit të saj nëpër disa institucione shtetërore dhe publike. Pra kjo para disa ditëve është pohuar nga një përfaqsues i lartë i subjektit politik në fjalë. Prandaj gjuha shqipe tërë kohës është cak i sulmeve të shpeshta dhe të mëdha nga pala jo-shqiptare. Gjuha shqipe sulmohet nga VMRO-DPMNE por edhe nga LSDM, ndërsa krijohet përshtypja se BDI disi po ka dëshirë që këto sulme të kenë sukses. VMRO-DPMNE nuk e ka dashur dhe nuk e don zyrtarizimin e gjuhës shqipe këtu në vendin tonë. Ky subjekt maqedonas nuk është pajtuar dhe asesi nuk pajtohet që ajo të ketë përdorim më të madh të saj e për përdorim të barabartë me gjuhën maqedonishte këtu te ne nga VMRO as që duan të dëgjojnë. LSDM nuk e ka komoditetin e VMRO-së që ti kundervihet direkt gjuhës shqipe por në fshehtësi edhe kjo parti është kundër përdorimit dhe barazimit të saj me gjuhën maqedonishte. Nga ana e saj Bashkimi Demokratik për Integrim-BDI me propagandën e saj destruktive se kinse po rrezikohet përdorimi i gjuhës shqipe këtu te ne kjo ka shumë dë
shirë që ajo të shfuqizohet nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Krejt kjo me qëllim që e njejta të ketë arsye që pastaj ti sulmon përfaqsuesit e Koalicionit qeveritar VLEN se kinse ja këta nuk janë në gjendje që ta mbrojnë gjuhën shqipe nga rreziku. BDI sigurisht pas ndonjë epilogu të tillë të sukseshëm ku Gjykata Kushtetuese do ti kontestonte nenet e kontestuara te ligjit per perdorimin e gjuhes shqipe para saj BDI pra do ta shfrytezonte këtë rast që të paraqitet para popullit shqiptar këtu në rolin e mbrojtëses së vetme dhe të denjë të gjuhës. Kjo akuzë do të ishte në funkcion të rritjes së rejtingut të saj të rënë dukshëm te zgjedhësit shqiptar para zgjedhjeve lokale që do të mbahen gjatë këtij viti në vendin tonë. Po si mund të jetë BDI mbrojtëse e denjë e gjuhës shqipe kjo e cila nuk ka arritur që ta rregullon mirë dhe si duhet juridikisht të njejtën apo ta mundëson përdorimin e saj zyrtarë pa probleme fjalën e kamë sa kjo Parti politike ka qenë në pushtet. Dhe parashtrohet pyetja se si do ta mbrojnë gjuhën shqipe ata të cilën e kanë rregulluar me mangësi. Për egzistimin e mangësive në përdorimin e gjuhës shqipe gjatë kohës kur BDI ishte në pushtet në opinion ka folur ish Ministri i Ekonomisë nga radhët e kësaj Partie Kreshnik Bekteshi. Ky në një podkast që është emituar në një medium privat në gjuhën shqipe ka thënë citoj “Po gjuha shqipe ka pasur mangesi” gjatë përdorimit zyrtar të saj nga dy institucone shtetërore. Bekteshi e ka përmendur Prokurorinë publike dhe organet gjyqsore. Këtij duhet thënë se gjuha shqipe nuk është refuzuar vetëmse nga këto dy mekanizma të sistemit gjyqsor por ajo ka hasur në rezistencë për përdorim edhe në më shumë institucione tjera shtetrore dhe publike këtu në RMV. Përfaqsuesit kryesor të BDI-së duhet pyetur se pse si Parti qeveritare nuk kanë bërë përpjekje për eliminimin e mangësive për përdorimin e gjuhës shqipe. Edhe pse të njejtët tërë kohës janë lavdruar dhe lëvdrohen se e kanë rregulluar mirë përdorimin e gjuhës shqipe. Por ja që kjo nuk paska qenë e vërtetë sepse kjo qështje paska pasur dhe ka mangsi. Dhe përfaqsuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim gjithashtu duhet pyetur se pse nuk punuan në largimin e mangësive.Këta kanë pasur kohë të mjaftueshme për ta bërë këtë gjë sepse si subjekt politik në pushtet kanë qëndruar më shumë se dy dekada. Kjo periudhë ka qenë shumë e mjaftueshme për ti rregulluar të gjitha qështjet më të rëndësishme që i tangojnë qytetarët shqiptar që jetojne në RMV, me qëllim pra që ta rregullojnë si duhet përdormin e gjuhës shqipe pa pengesa.
Por jo këta nuk e kanë bërë asnjërën prej tyre. Se pse duhet llogari te japin eksponentet kryesorë të këtij subjekti politik. Këta pra nuk mund të kenë arsyetim se skanë pasur kohë dhe hapsirë të mjaftueshme për ti bërë të gjitha këto punë. Pra ajo që është e qartë është fakti se këta nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për realizimin e axhendave kombëtare por të njejtët kanë punuar dhe janë angazhuar vetëmse për realizimin e axhendave të tyre personale. Po të kishte qenë i rregulluar mirë dhe si duhet me ligj përdorimi i gjuhës shqipe në
për institucinet shtetrore dhe publike të gjitha këto do të ishin obliguar që gjuhën tonë të bukur amtare ta përdorin si duhet .