Siljanovska-Davkova viziton të lënduarit nga zjarri: Nuk mund ta kuptoj si mund të ndodh kjo tragjedi

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka shkuar në spitalin “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup, ku u transportuan të lënduarit nga zjarri tragjik në diskotekën “Puls” në Koçan.

Ajo ka vizituar disa nga të plagosurit që po trajtohen në spital.

“Unë e di se këta janë njerëz të rinj, të guximshëm. Besoj se shumica prej tyre do të shpëtojnë, mjekët janë këtu. Nuk mund ta kuptoj se si mund të ndodhë kjo”, tha Siljanovska Davkova, e cila shtoi se mjekët janë profesionistë dhe të përgatitur për të përballuar sfidën e madhe të kujdesit ndaj të lënduarve.

Toshkovski: Së paku 51 persona të vdekur në tragjedinë në Koçan
Lexo po ashtu
Toshkovski: Së paku 51 persona të vdekur në tragjedinë në Koçan
Presidentja tha gjithashtu se oferta për ndihmë kanë ardhur nga Akademia Mjekësore Ushtarake në Beograd, si dhe nga Bullgaria dhe vendet e tjera të rajonit.