Pas promovimit të projektit në Studeniçan, Mexhiti takoi edhe qytetarët atje

Gjithmonë është kënaqësi të bisedoj drejtpërdrejt me qytetarët dhe të dëgjoj nga afër nevojat e tyre. Sot, në Komunën e Studeniçanit, patëm mundësinë të diskutojmë për sfidat dhe pritshmëritë e banorëve, duke vënë në qendër të vëmendjes projektet aktuale dhe ato të ardhshme qeveritare.

Studeniçani meriton më shumë, dhe ne do të vazhdojmë të angazhohemi për zhvillimin e tij. Çdo qytetar ka rëndësi për ne, dhe përkushtimi ynë nuk do të mbetet vetëm në fjalë, por do të shihet në vepra konkrete!