Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, në zgjedhjet lokale të cilat priten të mbahen në tetor të këtij viti, do të garojë i pavarur.
Informacioni është konfirmuar nga vetë Shabani, i cili përmes një bisede telefonike shkurt i tha televizionit Globi:
“Po, informacioni juaj është i saktë, në zgjedhje lokale do të garojë sërish dhe do të jem kanididat i pavarur. Pres mbështetjen e çdo banori të Komunës së Vrapaçishtit pavarësisht përkatësisë etnike apo politike”, na tha Isen Shabani, kryetar i Komunës së Vrapçishtit.
I pyetur nëse me këtë veprim shkëputet nga Ziadin Sela i cili është në koalicon me Frontin Evropian të udhëhequr nga BDI dhe i bashkangjitet Arben Taravarit, Shabani tha se tash për tash nuk dëshiron të flas asgjë më shumë.
“Tani me ekipin tim në komunë jemi të fokusuar në kreryen e obligimeve që kemi si detyrim në vitin e fundit të mandatit. Më pak politikë, më shumë punë deri në zgjedhje”, theksoi Isen Shabani, kryetar i Komunës së Vrapçishtit.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Sela i përgjigjet Mexhitit: Kushti ynë për hyrje në qeveri është Badenteri në Gjykatën Kushtetuese
- Tragjedia në Durrës, përcillen sot për në banesën e fundit dy të miturit që u përplasën për vdekje nga shoferi i dehur
- Moti sot me diell
- Pse vëllezërit në Kosovë ndërtojnë shtëpi të njëjta?
- LSDM: Mickoski dëshiron ta arrestojë Gruevskin
- Ekstradimi i Gruevskit në Maqedoni, flet Nikolla nga Hungaria
- Tragjedi në Durrës, vetura përplas tre fëmijë derisa po luanin në trotuar – 2 humbin jetën
- Kuzeska: Borxhi i shtetit arrin në 10 miliardë e 774 milionë euro, më i larti në histori
- Rrahje brutale në Shkup: 36-vjeçari sulmohet nga disa persona, goditet edhe me kondak arme
- Kumanova larg standardeve për parkingje, qyteti në kaos të përditshëm