Në seancën e sotme të Komisionit për Punë Sociale, Rini dhe Demografi,
kryetarja e këtij Komisioni Imerlije Saliu, njëherit deputete nga radhët
e Alternativës dhe Koalicionit VLEN nuk ka pranuar që të futet në rend
dite propozim ligji për “Branitellat” nga ana e deputetit të LSDMS-së,
Oliver Spasovski.
Me këtë rast, Oliver Spasovski ka paralajmëruar se do ta padis deputeten
për pengimin e vendosjes në rend dite të Ligjit për “Branitellat”.
Menjëherë pas paralajmërimit për padi, ka ardhur edhe reagimi i
deputetes Saliu, e cila ka ndarë me opinionin datën 14 mars që përkon me
krismat e para të UCK-së në Kalanë e Tetovës.
“ Çfarëdo qoftë veprimi i LSDM ndaj meje individualisht, nuk është aspak
problem përballë kauzave kombëtare siç është rregullimi i statusit të
pjesëtarëve të UÇK, qofshin padi penale ose çfarëdo që u vjen atyre në
mend.
Nervozizmi i tyre është i dukshëm sepse sot realisht u ngeci propozim
ligji i Branitellave.
E gjithë kjo ndodhi sot, ku sipas dispozitave të Rregullores e ngarkuar
nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, udhëhoqa
me mbledhjen e Komisionit për Punë Sociale, Rini e Demografi.
Arsyeja e kësaj ishte që, në mungesë të kryetarit të komisionit, ta
zhbllokojmë Ligjin e pensioneve, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm
për kategorinë më të nderuar të qytetarëve tanë.
E prirë nga ky detyrim, e pranova këtë detyrë dhe e kreva konform
Rregullores, duke mos lejuar që opozita ta sabotojë interesin e
pensionistëve, por edhe duke e pamundësuar dikush nga kjo opozitë e
çoroditur ta kthejë temën e “Branitellave”, ku ata mendojnë se e kanë
shpëtimin e vetëm, por që derisa jemi ne aty, nuk kalon.
Vazhdojmë me konsistencë, përkushtim e përgjegjësi.
ps: 14 Mars 24 vite më parë në krismat e para në kalanë e Tetovës dikush
dha jetën që NE të jemi sot këtu!”, ka shkruar Saliu.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Tetovarit 66 vjeçar i meret traktori, u kap duke e vozitur pa leje
- Aksidentoi të miturit në Durrës, familjarët e shoferit Nikoll Radaçi largohen nga banesa
- Dhunë në Gradec – 37-vjeçari denoncon sulm fizik!
- Ahmeti: Vepra e Goce Dellçevit, mësim edhe për klasën e sotme politike
- Fahrije Hoti i bashkohet Vjosa Osmanit në zgjedhje
- Mickoski: Në mars kemi rritje të ndjeshme të prodhimit industrial prej 3% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa tregtia me pakicë rritet me përqindje dyshifrore
- Aksidenti tragjik me pasojë vdekjen e 2 fëmijëve, Hita pezullon drejtuesit e Policisë Durrës
- Nafie Selmani: Akuzat e Bekim Qokut ndaj gazetarëve janë sulm ndaj lirisë së medias
- TS: Samir Mane me avion privat në Shkup, investimi në Liqenin e Treskës në Saraj temë në takimin me Mickoskin
- Edhe 3 ditë afat për partitë – koalicion apo garë të pavarur