Mickoski: Në Gjykatën Supreme vendosën njeri nga kolltuku prej lëkure nga selia e BDI-së, gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar do t’u ndodh popull
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske lidhur me protestat e paralajmëruara në rast se anëtarët e Këshillit Gjyqësor të cilëve iu votua mosbesim në Kuvend, nuk japin dorëheqje, deklaroi:
“Shikoni, është e qartë se një pjesë e vogël e prokurorëve dhe gjykatësve janë mburoja e fundit e Qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së, është e qartë nga sjellja e tyre. Dhe është e qartë ajo që po e bëjnë një pjesë e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, se praktikisht ata i mbështesin ato politika dhe atë sjellje.
Gjithashtu pa mëdyshje dhe të qarta janë tiparet atyre që i kanë votuar, që janë deputetët e Kuvendit maqedonas. Kur ata që ju kanë dhënë më parë besimin, ju votojnë interpelancë, gjegjësisht mosbesim, është e virtytshme, e ndershme të mos bëni lojëra, të mos kërkoni zbrazëtira në ligje, të largoheni. Është shumë e thjeshtë.
Dhe shohim se individë prej atje vazhdojnë inatin. Ata mendojnë se me inat do të mund arrijnë të bëjnë diçka. Unë jam vazhdimisht me popullin. Dhe dëgjoj njerëzit se si reagojnë. Dhe dua të them vetëm se, nëse nuk veprojnë në përputhje me vendimin e atyre që i zgjedhin, që janë deputetët, kam frikë se mund të dënohen nga populli. Të vetëorganizohen dhe të protestojnë, sepse populli dëshiron drejtësi.
Ne dolëm në zgjedhje, kemi fituar gjysmë milion vota. Drejtësia ishte e rëndësishme për ne dhe një pjesë shumë e rëndësishme e fushatës dhe programit tonë. Drejtësi për të gjithë. Jo vetëm për individë, por drejtësi për të gjithë, theksoi Mickoski.
Dhe në emër të kësaj, kam një parandjenjë që nëse ndodh një eskalim i tillë dhe njerëzit dalin në protestë, mund të jenë të shumtë dhe normalisht të mbështetur nga unë personalisht. Kështu që,unë vetëm doja të them që, nëse përdorin truke dhe vazhdojnë me inat, se mund njerëzit të vetëorganizohen dhe t’ju ndodhë popull ”.
Ndërsa lidhur me akuzat se një paralajmërim i tillë është precedent dhe se po bëhet një ndërhyrje e drejtpërdrejtë klasike në pushtetin gjyqësor, Kryeministri Mickoski shtoi:
“Shikoni, unë nuk mendoj se ky është një precedent. Nuk mendoj se po ndërhyj. Si kryetar i Qeverisë, unë vetëm paralajmëroj për pasojat e sjelljes së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, që mund t’ju ndodhë popull.
Kjo është detyra ime. Mos thoni pastaj se nuk ju kam paralajmëruar. Sepse, nëse na zënë në gjumë dhe na ndodh popull, atëherë kam frikë se mund të ketë pasoja më të mëdha si në të kaluarën, mos harroni, ka pasur edhe kryetarë të tjerë të Qeverisë që kanë përdorur tekstualisht kërcënime për të partizuar në gjyqësor.
Do t’ju rikujtoj se për mua është jashtëzakonisht e paturpshme dhe zhgënjyese që Këshilli Gjyqësor caktoi ushtrues detyre kryetar të Gjykatës Supreme një njeri i cili në kuptimin e drejtë të fjalës vjen nga kolltuku prej lëkure në sallonin në Reçicë.
Dhe tani çfarë po flasim ne dhe si të mos i acarojë kjo njerëzit? Është normale që populli të irritohet.
Nuk e di pse habitemi dhe kush habitet? Nuk jam aspak i befasuar, thjesht po përcjell atë që dëgjoj. Sepse unë jam çdo ditë me popullin, flas me qytetarët dhe shoh që njerëzit janë vërtet të shqetësuar. Sepse fëmijët po ikin, nuk po ikin për arsye ekonomike. Tani, për të qenë i sinqertë, procesi është edhe i kundërt. Por deri vonë ata po largoheshin sepse mendonin se nuk ka drejtësi. Dhe ky është thelbi. Unë jam i detyruar vetëm të paralajmëroj, që mos vijë pastaj se nuk e kemi ditur dhe nuk kemi treguar”.
Më pas, i pyetur për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian dhe kritikat e reporterit Tomas Bajc, se si do të ndikojë në tekst dhe në konkluzat, Kryeministri Mickoski potencoi:
“Ne patëm një takim shumë të frytshëm dhe të dobishëm me reporterin kur ai ishte këtu. Nëse do të ketë ndikim, është vendim i reporterit dhe Komisionit. Por mua më gëzon fakti që pas shumë vitesh, ne nuk jemi më një regjim hibrid, sipas Ekonomist.
Më 27 shkurt doli një informacion, prisja të shoh nëse ky informacion do të transmetohej, por mesa duket këto lajme transmetohen menjëherë, por këto lajmet e mira nuk transmetohet. Maqedonia përparon 10 vende në shkallë. Dhe tani nuk jemi më një regjim hibrid, tani jemi pak më lart, për dallim nga vendet e tjera fqinje që shënojnë rënie. Le t’i gëzohemi këtij suksesi. Le t’u themi qytetarëve se nuk jemi më një regjim hibrid sipas Ekonomist, por e kemi avancuar demokracinë. Dhe mendoj se vetë Bashkimi Evropian dhe reporteri duhet ta vërejnë këtë dhe ta vendosin në raportin e tyre”.
Lidhur me anëtarët e Këshillit Gjyqësor, të cilëve iu votua interpelancë dhe pagat që marrin si zyrtarë me koeficientin më të lartë, Kryetari i Qeverisë potencoi:
“Padyshim se qytetarët, deri sa nuk largohen nga vendi ku janë, edhe për një kohë do të duhet t’i paguajnë rrogat e tyre të larta përmes Buxhetit dhe prandaj janë të shqetësuar. Dhe prandaj e ndjej atë vibrim negativ te qytetarët, shoh që gjërat po vlojnë dhe se ka mundësi të vetëorganizohen. Dhe ato mund të jenë protesta masive. Dhe këtu edhe unë jam i shqetësuar, sepse është logjike të shqetësohemi për sigurinë e shtetit”, u përgjigj Mickoski.