Kryeministri Hristian Mickoski vazhdon të insistojë se anëtarët e Këshillit Gjyqësorë ndaj të cilëve u votua interpelanca duhet të japin dorëheqje, por sipas tij, të njëjtën rrugë duhet ta ndjekë edhe krye-prokurori Ljupço Kocevski.
Mickoski është i bindur se mburoja e fundit e kriminelëve të ish pushtetit janë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.
“Shumica dërrmuese, do të thosha 95% e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë njerëz që e bëjnë punën e tyre me ndershmëri, që akuzojnë dhe gjykojnë sipas ligjit dhe Kushtetutës. Por fatkeqësisht ka nga ata që mbeten shërbetorë partiakë dhe që vlerësojnë se kur e veshin togën, në vend që të harrojnë privilegjet partiake dhe ata që i propozuan atje, ata janë ende shërbëtorë besnikë të atyre që në atë kohë i propozuan të jenë aty ku janë, sepse kështu janë ligjet dhe procedurat” – tha Mickoski.
Edhe sot, njëjtë sikurse dje, kryeministri në mënyrë direkte por pa përmendur emrin, sulmoi kreun e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi.
“Do kish veçuar sjelljen e një prokurori që para disa ditësh, i cili vendosi që në vend se të jetë Prokuror dhe ta luftojë krimin dhe korrupsionin, po edhe drejtësinë, vendosi të jetë shërbetor i përbetuar i një partie që vite të gjata ishte në Qeveri dhe pjesë e koalicionit në Qeverinë e kaluar. Unë besoj se ju gazetarët tashmë e dini për cilin prokuror po flasim, dikush që në fotografi qëndronte pas krahëve…” – tha Mickoski.
Për interpelancën ndaj Këshillit Gjyqësor u pyet edhe ambasadorja e SHBA-ve Angela Ageeler, ajo tha se me vëmendje janë duke ndjekur zhvillimet pas interpelancës së votuar në Kuvend. /tvklan