Mickoski: Shqetësimi i opozitës për marrëdhëniet tona me BE-në për shkak të marrëdhënieve strategjike me SHBA-në bazohet në marrëdhënie hipokrite

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në pjesëmarrjen e tij të sontme në emisionin “Samo intervju”, thotë se shqetësimi i opozitës për marrëdhëniet tona me BE-në për shkak të marrëdhënieve strategjike me SHBA-në bazohet në marrëdhënie hipokrite.
“Tek opozita gjithmonë do të ketë dilema, çfarëdo që të bëjmë ne dhe unë nuk pres që opozita do të dalë me mbështetje për hapat që ndërmerr VMRO-DPMNE dhe që i ndërmerr qeveria maqedonase. Shqetësimi i tyre bazohet në hipokrizi, sepse nëse e mbani mend deri dje, kur zhdukeshin deputetë, ata thoshin se me zemër janë në Bruksel, ndërsa me shpirt në Uashington, në emër të asaj që të paraqiten se SHBA është partneri ynë më i rëndësishëm strategjik.
Dhe pyetja kryesore është se si ndodh që ai partner strategjik në thelb nuk na qënka partner strategjik, si ndodh që papritmas të gjithë ne, të cilët deri dje akuzoheshim se jemi me Rusinë, se jemi më lindorë edhe pse në jetën tonë kurrë nuk kemi qenë më në lindje se Bullgaria, u bëmë partnerë strategjikë të SHBA-së dhe kjo nuk është mirë.”, është decid Mickoski.