Balluku thirrje Shkupit: Duhet të përgjigjeni, kryeni detyrat dhe ndërtojeni Korridorin 8

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku para hapjes së Tunelit të Murrizit, i cili pritet të hapet nesër, më 14 mars 2025.

Duke folur për rëndësinë e këtij Tuneli, i cili është pjesë e autostradës që do të lidh Tiranën me Dibrën, Balluku ka bërë të ditur se ajo është edhe pjesë e Korridorit 8, lidhje europiane infrastrukturore që pritet t’i lidhë me autostradë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Prandaj ajo ka bërë thirrje deri te Maqedonia që të përgjigjet, t’i kryejë detyrat dhe ta ndërtojë pjesën e ngelur të Korridorit 8 në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk flitet më për rrugë kombëtare, por flitet për rrugë të korridoreve europiane. Siç ju e dini, ne kemi nisur Korridorin e 8 tani, që është Korridori që ndërlidh Shqipërinë, Italinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.
Korridori i cili është nisur shumë më vonë në Shqipëri…?

Por, ka ecur më shpejtë!

Në të gjitha rastet. Si në rastin e Rrugës së Arbrit dhe në rastin e Korridorit të 8, unë jam e sigurt se pala e Maqedonisë së Veriut duhet të përgjigjet sa më parë pasi edhe ata sikur Shqipëria kanë aspiratën të bëhen anëtare e Bashkimit Europian. Që të bëhesh anëtare e Bashkimit Europian duhet t’i bësh detyrat e shtëpisë dhe një nga ato është edhe ndërlidhja e transportit rrugor”, tha Balluku.