Saranda Imeri tregon çka do të mësohet në shkollën politike të Bujar Osmanit

Temat që do të trajtojë shkolla politike e Bujar Osmanit
1. Si të bëhesh milioner me 26 vjeç? Prezantim në vetën e parë i idesë, planit dhe hapave të ndërmarra për ta blerë Q.T. SORAVIA nga biznesmeni gjeni dhe nip i liderit, Drin Ahmeti;
2. Si ta helmosh popullin me mazut kancerogjen? Guest speaker: Kushtrim Smajlaj, afarist i suksesshëm dhe familjar i liderit;
3. Mëso të gënjesh pa të kuptuar – aftësia për të gënjyer si strategji kryesore e qeverisjes për të krijuar bindje publike se ke punuar shumë e në fakt nuk ke bërë asgjë. Lista e prezantuesve do të konfirmohet – më shumë folës;
4. Spin doctoring – kur të gjithë e shohin ashiqare se ke vjedhë, ti fol për veting dhe reformë partiake. Prezantues Arbër Ademi, funksionar i lartë partiak;
5. Aleanca me krimin e organizuar – Mënyra më e mirë për të krijuar përshtypje se po lufton krimin është duke e bërë atë partner dhe duke e instaluar në institucione- Lista e folësve do të konfirmohet;
6. Gjyqësori – kjo shtyllë themelore e çdo rendi demokratik – strategji, teknika dhe ide se si të kapet gjyqësori dhe të shndërrohet në instrument të politikës. Case study: Islam Zajazi (Abazi);
7. Nuk ka demokraci pa media të lira – nuk ka qeverisje pa gazetarë të nënshtruar. Analiza kualitative të hiperproduksionit të portaleve me seli nëpër zyra të ministrive që duhet të afirmojnë ekskluzivisht pushtetin dhe të shajnë gjithë të tjerët. Guest speaker Artan Grubi, nëse deri në hapjen e shkollës politike arrin t’i kryejë punët private në Kosovë.
Eja dhe bëhu pjesë e shkollës politike të Bujar Osmanit, në daç ta marrësh veten në qafë!