Mickoski: Mburoja dhe mbrojtësi i fundit i krimit të Qeverisë së mëparshme të LDSM-së dhe BDI- së janë pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të tanishëm

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke u përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me interpelancën e Këshillit Gjyqësor dhe kërkesën për dorëheqjen e Ljupço Kocevski, theksoi se nuk duhet të ketë njerëz partiakë në sistemin gjyqësor.

„Mbrojtja e fundit dhe mburoja e fortë në momentin e ish-qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së janë pjesë e gjyqtarëve dhe disa prokurorëve, ndër ta është personi i emëruar për të cilin po flisni tani. Në pjesën më të madhe, do të thosha 95% e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë njerëz që e kryejnë punën e tyre me nder, që akuzojnë dhe gjykojnë sipas ligjit dhe Kushtetutës. Por, për fat të keq, ka edhe të tillë që kanë mbetur si shërbëtorë partiakë dhe që mendojnë se kur e veshin togën, në vend që të harrojnë privilegjet partiake dhe ata që i kanë propozuar, ende mbeten shërbëtorë të besueshëm të atyre që në kohën, sepse ashtu janë ligjet dhe procedurat, i kanë propozuar për të qenë aty ku janë,“ u përgjigj Mickoski.

Kryeministri Mickoski potencoi sjelljen e një prokurori i cili, në vend që të jetë mbrojtës i sundimit të së drejtës , zgjodhi të jetë shërbëtor besnik dhe shërbëtor partiak i një partie që ka qenë për shumë vite në pushtet dhe pjesë e koalicionit në Qeverinë e mëparshme.

„Në mënyrë të veçantë do ta potencoja sjelljen e një prokurori disa ditë më parë i cili vendosi që, në vend të jetë prokuror dhe mbrojtës i sundimit të së drejtës dhe drejtësisë, të jetë shërbëtor besnik dhe shërbëtor i një partie që ka qenë për shumë vite në pushtet dhe pjesë e koalicionit në Qeverinë e mëparshme,“ shpjegoi Mickoski.