Zëvendës drejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Garip Kaba, konfirmoi se koalicioni i pesë partive Vlen, ka pranuar vendimin e ministrit të ZNAM-it për uljen e përqindjes së shqiptarëve dhe përfaqësimit në administratë, nga 30 në 25%. Në një intervistë televizive, Kaba pranoi se angazhimi i tyre mbetet që të arrihet përfaqësimi deri në 25% duke pranuar kështu vendimin e partnerëve të tyre për të fshirë diasporën shqiptare nga numri i popullsisë dhe e drejta e përfaqësimit. Me këtë veprim, koalicioni Vlen pranon që të mohohen 172.492 shqiptarë nga çdo e drejtë që garantohet me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi. Kjo është deklarata e parë që konfirmon dorëzimin e partive shqiptarë në Qeveri, pas disa tentativave për të manipuluar opinionin lidhur me vendimin e miratuar në Qeveri për llogaritjen vetëm të popullatës rezidente dhe fshierjen e asaj jorezidente me çka shqiptarët humbin shumë të drejta si në përfaqësim adekuat, financa publike, investime kapitale, numër të këshilltarëve dhe të drejta të tjera.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Pejë, e raporton kunatën për dhunë të vazhdueshme psikike
- “Thaçi ka dhënë dëshmi se lufton dhe sakrifikohet për shtetin e Kosovës”, thotë Buxhovi
- VMRO-DPMNE do të pranojë çdo marrëveshje për Kodin Zgjedhor, nëse përfshihet votimi i diasporës
- 31-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë, bota nderon mbi 8 mijë viktimat
- Zekolli: Mbi 7 milionë euro investime për 29 projekte infrastrukturore në Tetovë
- Në Kuvend shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë
- Kasami: Krerët e VLEN nesër për kafe midis Tiranës
- Arrestohen në Durrës dy anëtarë të grupit “Bellanoca” nga Shkupi, të kërkuar me fletarrest me ndërkombëtar (VIDEO)
- Homazhe për viktimat e Srebrenicës në Kuvendin e RMV: “Ta kujtojmë që të mos ndodhë më kurrë”
- Kasami: Nëse miratohet propozimi absurd i opozitës, këshilli rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja