Në të gjitha njësitë akademike të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup po zhvillohet me sukses procesi i votimit për Rektor të periudhës të mandatit 2025/2028.
Dy kandidatët për postin e rektorit, Prof. dr. Bekim Fetaji dhe Prof. dr. Blerim Saiti, morën pjesë në një garë të barabartë dhe transparente, duke respektuar të gjitha rregullat e arsimit të lartë dhe statutin e UNT-së.
Procesi i votimit po vijon në një atmosferë të rregullt dhe demokratike, duke garantuar pjesëmarrjen e të gjithë profesorëve me të drejtë vote në kuadër të statutit dhe Ligjit të arsimit të lartë.
Komisioni Qendror Zgjedhor pranë UNT-së falënderon të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces zgjedhor për angazhimin dhe përgjegjësinë e treguar, duke uruar suksese në misionin e përbashkët për avancimin e arsimit të lartë.
Për informacione shtesë dhe analiza të detajuara mbi zgjedhjet, respektivisht rezultatet preliminare dhe përfundimtare, i gjithë opinioni publik do të informohet me kohë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mot me vranësira dhe me reshje lokale shiu
- Dhunoi për vdekje bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari pas deportimit nga Greqia
- Nesër raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të Bërvenicës, sot votojnë të sëmurët
- Drejtoresha e një shkolle punësoi vajzën e saj, KSHPK dërgoi rastin në Prokurori
- Studentët refuzojnë, Rama këmbëngul, sofra e gurtë e dialogut para Kryeministrisë për të pestën ditë
- Gjykata: Administrata Trump të ndërpresë kërcënimet për të ndjekur penalisht zyrtarët zgjedhorë
- Jotova: Strategjia e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë siç ka qenë
- Edhe një dëshmitare i “zhgënjeu” prokurorët dhe doli në mbrojtje të Grubit dhe Bajramit
- Spasovski: Qeveria e VMRO-DPMNE-së refuzoi amendamentin për mbështetje financiare të Lidhjes së Luftëtarëve
- Nisin hetimet, si vepruan institucionet serbe për ta lënë të lirë kryeterroristin e Banjskës