Dafina Zeqiri njofton pauzën e saj në muzikë: S’kanë mbetur edhe shumë netë

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka njoftuar fansat për një pauzë të përkohshme në karrierën muzikore, ndërsa po përgatitet për të përjetuar një nga momentet më të veçanta të jetës së saj – ardhjen në jetë të djalit të saj të parë.

Lajmin e ndau fillimisht në Threads dhe më pas e shpërndau në InstaStory, ku u shpreh se, edhe pse do të tërhiqet për pak kohë, muzika nuk do të mungojë.

“Koha po fluturon dhe s’kanë mbetur edhe shumë net magjike me ju para pauzës sime… Shpresoj t’ju shoh të gjithëve për të shijuar bashkë çdo moment! P.S. Mos u shqetësoni, muzika vazhdon! Ju dua shumë”, ka shkruar Dafina.