Deputeti i VLEN, Halil Snopçe në interpelancën ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor tha se pikërisht ky Këshill ka ndikuar që të shpëtojë Sasho Mijallkov nga vuajtja e dënimit me burg, respektivisht për vjetërsim të lëndëve.
“Pra e përsëris, këto kanë pasur impakt direkt në shpërthimin e Sasho Mijallkovit, e këto të Frotnit dalin dhe i mbrojnë pikërisht këto anëtarë të Këshillit Gjyqësor të cilët normalisht i kanë shërbyer qëllimeve të Frontit për të liruar Sasho Mijallkovin, për tentativë për të liruar Gruevskin”, tha mes tjerash Snopçe.