Interpelanca ndaj Këshillit Gjyqësor – Debat në Kuvend mes shumicës dhe opozitës!

Interpelanca kundër këshillit Gjyqësor e inicuat nga shumica parlamentare veç deputetëve në Kuvend e solli edhe kryetaren e këtij këshilli. Nga foltorja e Kuvendit, Vesna Dameva kishte porosi për shumicën parlamentare. Tha se shkarkimi i saj kërkohet ngaqë ajo nuk është e përshtatshme dhe është e padëgjueshme.

VESNA DAMEVA

“Nga gjithçka për çka akuzohem, pranoj vetëm atë se nuk kam qenë ndoshta kuadri më i mirë për anëtarë në Këshillin Gjyqësorë dhe nuk mendoj se jam më e mira. Nuk isha kuadri më i mirë për marrëveshje politike as me politikan nga përbërja e kaluar Qeveritare po as me politikan nga kjo përbërje. E pikërisht për këtë jam edhe krenare. Askush asnjëherë ska mundur dhe nuk do të mund të më kontrollojë.”

Kërkesa për interpelancë u mbështet nga deputetët e shumicës parlamentare. E njëri nga propozuesit edhe e arsyetoj kërkesën.

VMRO-DPMNE

“Me interpelancat e sotme tregojmë edhe atë se në gjyqakat tona kemi edhe gjykatës kualitativ, të mirë dhe të ndershëm. Por edhe atë se ka gjykatës të korruptuar dhe të cilët e rrezikojnë edhe sistemin gjyqësorë. Vlerësojmë se këshilli gjyqësor duke mos vepruar u ka ndihmuar strukturave kriminale.”

Shkarkimin e mbështet edhe opozitarja “Levica”. Kundër këtij shkarkimi ishin Fronti Europian dhe LSDM-ja, këto të fundit e lëshuan edhe seancën.

OLIVER SPASOVSKI

“Është e patjetërsueshme të kthehet besimi në gjyqësi. Këtë reform e fillojmë përmes një interpelance anti-kushtetuese, Është jo kushtetuese sepse neni 61 pika 1 është shumë I qartë dhe parasheh që interpelancë ngrihet vetëm ndaj atyre që i japin llogari Kuvendit dhe ajo është Qeveria dhe anëtarët e sajë.”

E ish kryeparlamentari kishte një vërejtje ndaj kryetarit aktual lidhur me këtë seancë.

TALAT XHAFERI – FRONTI EUROPIAN

“Shkarkimi i anëtarëve të këshillit gjyqësorë në veçanti të tre anëtarëve që janë zgjedhur me shumicë të numrit të përgjithshëm të deputetëve 61 plus me votim të badinterit, kryetari ka vendosur që ato të shkarkohen vetëm me 61 vota pa shumicë të dyfishtë. Dua të ju kërkoj ju që thirreni kryetar i Kuvendit ligjet dhe kushtetuta thotë se mënyra se si zgjidhen edhe shkarkohen.”

Përveç Damevës që ishte prezent ndaj interpelancës ka reaguar edhe anëtari tjetër i Këshillit Gjyqësorë, Milazim Mustafa. Në përgjigjen e tij Mustafa akuzon pushtetin ekzekutiv dhe atë legjislativ se me këtë presedan, shumica që Qeveris vendin nuk dëshiron zgjidhje të mirë por edhe më tepër e rënd situatën dhe nisin një praktikë deri më tani të paparë duke bërë presion direkt ndaj anëtarëve të caktuar të pushtetit gjyqësor.