Në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimin e proceseve të integrimit evropian, Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, sot në Shkup takoi homologun e tij malazez, Momo Koprivica.
Diskutimi u përqëndrua në reformat në kuadër të kapitujve 23 dhe 24 të negociatave për anëtarësim në BE, të cilët lidhen me sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe çështjet e brendshme.
Z. Fetai nënvizoi angazhimin e tij personal për këtë proces dhe informoi se kabineti i tij po bashkëpunon me UNOPS për përgatitjen e një metodologjie ndjekjen e zbatimit të masave antikorrupsion, e cila do të ndihmojë në vlerësimin e progresit në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Ai gjithashtu njoftoi se po punohet për organizimin e një konference rajonale për luftën kundër korrupsionit, e cila do të shërbejë si platformë për shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e mekanizmave antikorrupsion sipas standardeve evropiane.
Zëvendëskryeministri malazez, Momo Koprivica, theksoi rëndësinë e forcimit të mekanizmave kundër korrupsionit, veçanërisht në dogana, përmes metodave të reja dhe bashkëpunimit ndërkufitar. Ai vlerësoi Maqedoninë e Veriut si partnere kyçe në rrugën drejt integrimit evropian dhe si një aleate e rëndësishme në NATO.
Gjithashtu, ai inkurajoi përshpejtimin e reformave kushtetuese dhe hapjen e negociatave me BE-në, duke ofruar mbështetjen dhe përvojën e Malit të Zi në këtë proces.
Të dyja palët u pajtuan për të vazhduar bashkëpunimin duke intensifikuar përpjekjet në mbështetje të reformave që forcojnë sundimin e ligjit dhe përshpejtojnë integrimin evropian të rajonit.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Blerand Ramadani i drejtohet Mickovskit: “Nuk mund ta zhdukësh vëllain tim!” (VIDEO)
- Rama publikon pamje nga rrënimi i tarracave në disa objekte në Shëngjin (VIDEO)
- Adela Liçina gruaja e parë me mbulesë në listën e VMRO-DPMNE për Këshillin e Komunës Saraj
- Arbër Ademi: Mickoski i shqetësuar, s’po i mjaftojnë votat për VLEN-in
- Beogradi mbështet akuzat e Rusisë për ndërhyrjen e Brukselit në protesta në Serbi
- Qyetarët e Çairit për TS: Jetojmë në kaos, katastrofë ekologjike, trotuare të bllokuara dhe pa parkingje (VIDEO)
- Kostadinovski: Vendimi i KSHZ-së që të shkojë me dy nënshkrime, i cili nuk paraqet kufizim, faktikisht paraqet edhe impelentim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese
- MMJPH: Cilësia e ajrit në Trubarevë brenda kufijve të lejuar
- Përfundoi masa “shporta shkollore”, Risteski: Kursimi për një familje me dy nxënës është rreth 3.000 denarë
- VLEN i uron Ziadin Selës formimin e partisë së re