Sot, marshojmë të barabarta, bashkë para të gjitha sfidave, për shkak se vetëm ne dijmë që në mënyrë dinjitoze të bëhem bashkë, të marshojmë për drejtësi dhe paqë, që secila grua të ndjehet e sigurtë edhe në familje edhe në shoqëri. Ky ishte mesazhi I Forumit të Gruas së LSDM-së, nga Marshi i sotëm I 8 Marsit në Strumicë.
DANIELA KOLEVA – FORUMI I GRUAS – LSDM
“Sot është dita kur kremtojmë sukseset tona, kur rikujtojmë rrugën që kanë kaluar gratë gjatë historisë dhe sfidat me të cilat janë përballur, nga pabarazia në paga, mundësive të kufizuara në politikë dhe ekonomik, deri në dhunën që e durojnë. Por, me rëndësi është të dihet se nuk jemi të vetëm në këtë luftë. Meshkujt treguan se e dijnë rëndësinë e tyre në luftën për barazi. Pa mbështetjen e tyre në rrënimin e stereotipeve dhe të drejtave tona progresi do të jetë i kufizuar.”
Pa gra të fuqishme nuk ka të ardhme të fuqishme – ishte mesazhi i kreut të LSDM-së, Venko Filipçe, nga Strumica.
VENKO FILIPÇE – KRYETAR I LSDM-së
“10 vite marshojmë të barabartë me njëri-tjetrin. Në Ditën e sotme Ndërkombëtare të Gruas, me rëndësi është të themi zëshëm se si kemi vepruar gjatë 365 ditëve tjera të vitit. LSDM-ja angazhohet për barazi, drejtësi, paqë. Nga këtu në Strumicë themi se shtylla socialdemokrate është progresi dhe e ardhmja. Socialdemokratët cdoherë shohin përpara. Shtylla socialdemokrate janë barazia dhe drejtësia. Sot marshojmë për këto shtylla, t`u themi “JO” pabarazisë, “JO” dhunës.”
Lideri socialdemokrat, Venko Filipçe, potencoi se është për keqardhje që në këtë muaj të grave, opinioni ishte dëshmitar I deklaratave skandaloze me gjuhë të urrejtjes dhe diskriminimi ndaj grave nga bartëse të funksionit të lartë publik, duke aluduar në deklaratën skandaloze nga foltorja e Kuvendit të Ministres së Financave, Koçoska.
Ky marsh tradicional i LSDM-së mbahet tashmë 10 vite, kurse këtë vit me moton “Bashkë për barazi, drejtësi dhe paqë”.