Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi: Gruaja është forcë, ndryshim dhe liri!

Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi në një mesazh drejtuar me rastin e 8 Marsit-Ditës ndërkombëtare të gruas ka thënë se gruaja është forcë, ndryshim dhe liri. Ajo ka vërë në dukje se në politikë dhe qeverisje gratë sot nuk janë thjesht pjesëmarrëse, por vendimmarrëse, duke shtuar që zëri i gravele të dëgjohet sot e çdo ditë. Ndryshe Venera Azizi muaj më parë u emëruar zëdhënëse e Qeverisë, duke u bë gruaja e parë shqiptare që mbanë këtë pozitë që nga pavarësia e Maqedonisë.

Ja edhe postimi i plotë i zëdhënëses Venera Azizi:

Gruaja është forcë, ndryshim dhe liri.

Demokracia, drejtësia dhe barazia nuk ekzistojnë pa gratë.

Zëri i gruas nuk mund të ndalet, ai sfidon, kërkon dhe transformon.

Ajo është pjesë e shoqërisë, kontribuon në çdo fushë; si në jetën publike ashtu dhe në jetën private.

Në politikë dhe qeverisje ne gratë sot nuk jemi thjesht pjesëmarrëse, por vendimmarrëse.

Gruaja është, para së gjithash, vetja e saj, e lirë, e plotë dhe e pandalshme.

Ajo nuk përcaktohet nga të tjerët, por nga vetja e saj, zgjedhjet dhe ëndrrat e saj.

Gëzuar 8 Marsin! Sot dhe çdo ditë, le të dëgjohet zëri i grave!