Boksieri tetovar Leonard Lima gati për sfidën e radhës!

Boksieri i pamposhtur Leonard Lima Abazi do të ngjitet sërish në ring më 5 prill 2025, për duelin e tij të pestë në boksin profesionist! Arena e tij tashmë e zakonshme, Leverkuseni, do të jetë skena ku talenti tetovar do të kërkojë një tjetër fitore të madhe.

Me një rekord të shkëlqyer prej 4 fitoresh nga 4 ndeshje, ku 3 prej tyre i ka mbyllur me nokaut, Lima Abazi po vazhdon rrugën drejt majave të boksit profesionist. Kundërshtari do të zbulohet së shpejti, por një gjë është e sigurt, Leo nuk hyn në ring thjesht për të boksuar, ai hyn për të dominuar!

Një mbrëmje spektakolare boksimi po afron! Tifozët shqiptarë në Gjermani dhe më gjerë janë të ftuar të mbështesin boksierin tetovar në një tjetër sfidë të madhe në Leverkusen!