Juventus – Verona ishte ndeshja përmbyllëse e xhiros së 27-të në Serie A.
Ndeshjen e fituan vendasit, duke marrë një fitore goxha të vështirë, ndonëse fituan 2-0.
Në fund të pjesës së parë, golin e gjeti Verona, e cila shënoi përmes Suslov, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Në pjesën e dytë, Juventusi e shtoi rrezikshmërinë, duke sulmuar më shumë portën e Veronas, që po mbrohej nga Montipo.
Por, muri i Veronas u thye në minutën e 73-të, kur shënoi Khephren Thuram.
Në minutën e 90-të, Teun Koopmeiners shënoi për 2-0 dhe për të siguruar fitoren e radhës për Thiago Mottan dhe Juventusin.
Me këtë fitore, “Zonja e Vjetër” rikthen pozitën e katërt, me 52 pikë të tubuara, gjashtë më pak se vendi i parë që mbahet nga Interi.
Ndërkohë, Verona mbetet në pozitën e 14-të me 26 pikë të grumbulluara.
Ndeshjen e ardhshme, Juventusi luan ndaj Atalantas.