Tifozët e Juventusi vazhdojnë protestat, shpalosin banerë kundër lojtarëve dhe Thiago Mottas

Tifozët e Juventusit vazhduan me protesta kundër lojtarëve dhe trajnerit, Thiago Mottas me disa banerë ofendues, para ndeshjes me Veronan sonte.

Kjo ndeshje nis sonte nga ora 20:45 dhe luhet në “Allianz Stadium”.

Tifozët ultras të Juventusit protestuan edhe mbrëmë para hotelit ku po qëndronte Juventusi, për t’u përgatitur për ndeshjen e sontme.

Ndërkohë, tifozët e Juves kishin vendosur banerë më të mëdhenj në portën kryesore, të cilat ishin ofenduese për lojtarët dhe për trajnerin Motta.

“Duke kërkuar lojtarë që e meritojnë këtë fanellë. Deri atëherë, luani me fanella të verdha”, shkruhej në një.

“Ju vetëm po kaloni nëpër klub. Ne jemi vetë historia e Calcios”, ishte një tjetër.

Juve e ka mundësinë që me fitoren e sontme ndaj Veronas t’i afrohet vetëm në gjashtë pikë liderit, Interit.

Megjithatë, Juve është eliminuar nga Liga e Kampionëve prej PSV-së, derisa po ashtu u eliminua edhe nga Kupa e italisë prej Empolit me anë të penalltive.