Çmimet Oscar/ Pesë çmime për “anora” drama për punëtoret e seksit!

“Anora”, historia e një punëtoreje të seksit nga Nju Jorku, fitoi pesë çmime Oscar, përfshirë edhe çmimin prestigjioz për filmin më të mirë të vitit.

Përveç filmit më të mirë, Sean Baker fitoi çmimet për regjisorin më të mirë, skenarin origjinal dhe montazhin.

Ylli 25-vjeçar i filmit, Mikey Madison, u shpall aktorja më e mirë.

Adrien Brody fitoi Oscarin e tij të dytë për aktorin më të mirë për rolin e një arkitekti dhe emigranti hebre që ndjek ëndrrën amerikane në “The Brutalist”.

Zoe Saldana u shpall aktorja më e mirë në rol dytësor për rolin e saj si ndërmjetësja e një bosi të drogës meksikan në “Emilia Perez”, një film në gjuhën spanjolle i shpërndarë nga Netflix.

“No Other Land”, një film mbi zhvendosjen e një komuniteti palestinez nga Izraeli, fitoi çmimin Oscar për filmin më të mirë dokumentar. Regjisorët e tij apeluan ndaj botës për t’i dhënë fund konfliktit, duke akuzuar SHBA-në për bllokimin e një zgjidhjeje.

Ndërkohë, çmimi për filmin më të mirë të animuar shkoi për filmin e pavarur “Flou”, filmi i parë nga Letonia që fiton një Oscar. Filmi brazilian “I’m Still Here” fitoi çmimin për filmin më të mirë ndërkombëtar.