Barcelona rimerr kreun e tabelës, fiton bindshëm ndaj Sociedadit

Barcelona ishte nikoqire e Real Sociedadit sot, me ndeshjen që u luajt në kuadër të xhiros së 26-të në La Liga.

Blaugranasit arritën një fitore të madhe, duke rimarrë kreun e tabelës.

Të besuarit e Hansi Flick shënuan fitore prej 4-0 ndaj Sociedadit, me Dani Olmon që shkëlqeu.

Spanjolli shënoi dy gola, derisa pos tij, rrjetën e golit e gjeti edhe Martin.

Robert Leëandoëski po ashtu shënoi gjatë këtij festivali golash.

Sociedadi ishte me një lojtar më pak që nga minuta e 17-të, pasi Elustondo u ndëshkua me karton të kuq.

Me fitoren e sotme, Barcelona renditet e para në tabelë me 57 pikë, një më shumë se Atletico Madridi.

Në vendin e tretë është Reali me 54 pikë të tubuara në 26 ndeshje.