Cila do të jetë viktima e radhës nga ekspansioni rus?

Zgjedhja e Trapit në krye të Amerikës fillimisht i gëzoi shumë shqiptarë, pasi e hoqën qafe plakushin Biden si të pafuqishëm për detyrat e Shtepisë së Bardhë dhe të çeshtjes shqiptare, ku këtë radhë rizgjodhën një republikan ultraortodoks të borgjezisë amerikane.
Por ama, me “gozhdimin” e Zelenskit mbrëmë në Shtëpine Bardhë u gjet fajtori që nuk pranoi një paqë që zhvat territore të grabitura Ukrainës nga “ariu rus”, i doli era e qelbur e lakrorit të Trapit mbi solidaritetit human të Amerikës me vendet e Europës.

Bashkërendimi i politikës globale mes Trapit të Amerikës dhe Carit të Kremlinit duke miratuar vendimet e më të fortit për të shkelur sovranitetin e çdo shteti sovran nga agresorë të babëzitur për territore të huaja përbën kërcnim për rendin dhe paqën në botë.

Këmbanat e alarmit po bien ne mbarë Europën nga rreziku dhe kërcnimi i Carit të Kremlinit, ku NATO pa mbështetjen Amerikës së Trapit nuk ka çfarë të bëj veç fjalëve ngushëlluese për gjithsecilin që do të bëhet viktimë e ekspansionizmit rus.

Gjithsesi, ajo që na shkon ndërmend në keto çaste është se a do të ndodh njëlloj si me Zelenskin në të ardhmen e afërt edhe premierin Kurti ( me cilindo kryeministër) dhe me Kosovën, kur do t’i jepet ultimatumi ose nënshkruani “Zajednicën” me kompetenca ekzekutive që do të thotë një “Republika Serpska” brenda Kosovës ose nënshkruani aktin e ndarjes së veriut apo shkëmbim territoresh!

Fati i popujve të vegjël varet nga nga vendimet e gabuara dhe të njëanshme të Fuqive të Mëdha ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën me coptimin e trojeve shqiptare po nga këto fuqi.

Ndaj duhet kuptuar njëherë e mirë se në politikë dhe në diplomaci nuk ka miqësi të përhershme, por ka vetëm pragmatizëm dhe interesa të momentit që ndryshojnë sa herë ndryshojnë rrethanat.

Më e keqja akoma nuk ka ardhur! Medai Shaholli