Ideja më e mirë vjen nga Pique: S’duhet të ketë pikë për skuadrat nëse ndeshja mbyllet 0:0!

Gerard Pique, ish-futbollisti i Barcelonës dhe Kombëtares së Spanjës ka dhënë një sugjerim interesant për shtëpinë e futbollit në botë, FIFA-n.

Ai thotë se nuk ia vlen të paguhet një biletë 200/300 euro apo më shumë për ta shikuar një ndeshje futbolli e cila mund të mbyllet me shfirat e barabarta 0:0, shkruan Indeksonline

Andaj, Pique thotë se nëse ky rezultat është në një ndeshje, s’duhet të ketë pikë për skuadrat.

“Nuk mund të shkoni në stadium, të shpenzoni, 100, 200 apo 300 euro dhe ndeshja të mbyllet me shifrat e barabarta 0:0.

“Diçka duhet të ndryshoj. Një mendim i imi. Nëse ndeshja mbyllet 0:0, është mirë që skuadrat të mos marrin asnjë pikë”, u shpreh Pique për “Mail Sport”.