Manchester City është një nga klubet më të përfolura në botë viteve të fundit, sidomos në aspektin financiar.
“Qytetarët” momentalisht janë duke u hetuar nga Premierliga, pasi dyshohet se ka shkelur mbi 115 rregulla financiare, deri thyerje të tjera janë shtuar ditëve të fundit.
Presidenti i La Ligas, Javier Tebas është një nga figurat më të fundit që ka shtuar dyshimet rreth financave të Manchester Cityt, derisa në një intervistë për “MARCA” ka qenë goxha i zhurmshëm në këtë aspekt.
“Çka më shqetëson më shumë janë kompanitë jashtë City Football Group, aty ku shpenzimet e Cityt shkojnë. E gjitha që ata e bëjnë është mënyra se si t’i ikin ligjeve dhe rregullave. Ne e kemi informuar Bashkimin Europian për këtë me fakte dhe numra”, tha ai fillimisht.
“Nuk mund të flasë për sanksione për Cityn në këtë aspekt ende. Ne duam që City të dënohet. Rasti është nën hetime, ende s’kemi marrë një përgjigje”, shtoi Tebas.
Girona është një nga klubet e City Football Group, dhe Tebas e përdori këtë klub për të vërtetuar shqetësimin e tij.
“Kur City Football Group e bleu Gironan, i dërgoi menjëherë pesë lojtarë në huazim. I kemi shikuar vlerat dhe i kemi kalkuluar, dhe dolëm në përfundim që në realitet ishin 40 herë më të mëdha sesa kishte raportuar City”, tha Tebas.
Tebas shtoi se të njëjtën gjë e kishte bërë edhe me PSG-në në vitin 2023.
“Kemi bërë të njëjtën edhe me PSG-në më 2023, kur i kemi lajmëruar te Komisioni Europian. Sa për Neëcastle, nuk kam ndonjë mendim, ende nuk kemi të dhëna të mjaftueshme”, përfundoi Tebas.