Skënder MULLIQI
Presidenti serb, Aleksander Vuqiq disa marrveshje në Bruksel i ka nënshkruar, disa i ka pranuar gojarisht, dhe shumë pak i ka zbatuar ato për 12 vite sa është në pushtet dhe sa është në krye të bisedimeve të Serbisë më Kosovën.Marrveshjet e Brukselit dhe aneks marrvshja e Ohrit konsiderohen baza për një marrveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrdhënjëve, që nënkupton ekzistencën e dy shteteve.Kur jemi të pranimi apo mos pranimi i Kosovës nga Serbia dhe zbatimi i këtyre marrveshjeve , edhe opozita në këtë shtet , e kontrolluar nga Rusia sikur pushteti i Vuqiqit , e akuzojnë Vuqiqin për tradhëti ndaj Kosovës, nese i zbaton marrveshjet .Shikuar nga prizmi politik opozita përjashtuar protestat studentore atje , nuk ka qenë opozitë demokratike, por edhe më radikale se Vuqiqi .Studentet të cilët po mbajnë protesta të pa ndalshme dhe masive për rrezimin e autokratit ,Vuqiq , ende nuk kanë një pozicion të qartë politike ndaj Kosovës, dhe nuk kanë një lider politik.Madje thuhet se grupe protestuesish kanë bartur fotografi të kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq.Si pushteti ashtu edhe opozita në krye më Dragan Gjillasin , mendojnë se duke e njohur pavarësinë e Kosovës, do të mbyllin rrethin e projektit të Serbisë të Madhe , të tërhequr përmës luftërave pushtuese dhe politikave në 35 vitet e fundit , duke ju bërë aq shumë dëm popujëve të tjerë , e që do të fundoste më vetëvrasje këtë project të serbomadhisë .Këtë cikël vrasës dhe vetëvrasës po e luajnë ultranacionalistët bashkohorë serb, që nga Sllobaodan Millosheviqi, në fund të viteve 1980 dhe 1990 dhe Aleksander Vuqiq në dhjetë 12 vitet e fundit sa është në pushtet.Projekti për Serbi të Madhe i lanquar nga Dobrica Qosiq, është bashkëdyzim i politikave komuniste-Millosheviq dhe krahut çetnik-Sheshel në Serbi.Është pikërisht politika e tyre ndaj Kosovës, ai djep mitik i idesë së Serbisë së Madhe, që tregon thellësinë e verbërisë dhe urrejtës së madhe të tyre ndaj shqiptarëve në Ballkan.Fuqitë perëndimore aktualisht po vëzhgojnë në heshtje ngjarjet më protesta në Serbi. Thuhet se momenalisht, Vuçiq po mbështetet publikisht vetëm nga partnerët e tij besnikë gjeopolitikë, Vladimir Putin dhe Viktor Orban, dhe mediat po spekulojnë edhe për mbështetjen gjermane, gjoja për shkak të të litiumit . Ky vit është përcaktues për fatin e presidentit serb, edhe pse ai nuk po pranon të dorëzohet.Nga ajo që thamë më lartë, edhe kur një ditë Aleksandar Vuçiq të largohet nga pushteti, me vullnet apo me forcë, dikush tjetër do ta marrë fronin, dhe se kush do të jetë për momentin është e paqartë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Rregulla të reja për regjistrimin e automjeteve: Gjoba prej 100 dhe 500 eurosh
- Agon Ferati nga Manastiri: Kongresi i Manastirit nuk ishte vetëm bashkim i shkronjave, por vendim historik për të ardhmen e kombit shqiptar
- Dita e Alfabetit, Rama vendos veten mes rilindasve të Kongresit të Manastirit
- Meidani: nga sot kufiri me një ndalesë, ndërsa Shtëpia e Alfabetit në Manastir merr për herë të parë kujdesin e plotë të shtetit shqiptar
- Adnan Azizi: 12 vjet rrugëtim politik, nga BESA tek VLEN – të njëjtat ideale për gjuhën dhe arsimin shqip
- Mexhiti: Nga Shkupi, Prishtina e Tirana, sot u bëmë bashkë në Manastir
- Kurti: Kongresi i Manastirit na mëson të bashkohemi edhe kur nuk mendojmë njësoj
- Presidenti Begaj: “Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe – mesazh i rëndësishëm për Ditën e Alfabetit
- Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët
- Valbon Limani feston Ditën e Alfabetit dhe Flamurit me mërgatën shqiptare në Zvicër