Besart Ibraimi nuk ndalet së shënuari gola në futbollin vendor. Me golin e fundit ndaj Sileksit në Tetovë, sulmuesi kuqezi kalon në kreun e golashënuesve më të mirë në elitën e futbollit vendor. Ibraimi në prag të sfidës me Sileksin, mori mirënjohe nga skuadra kuqezi për 150 gola të shënuara në fanellën e skuadrës tetovare, ndërsa me golin e shënuar ndaj Sileksit, tani numëron 10 gola në futbollin vendor, në sezonin aktual. Ibraimi është në vendin e parë, para Ivkoviçit të skuadrës Brera Strumicë më 9 gola, ndërsa një më pak ka regjistruar Kehinde në fanellën e Struga Trim Lum. Në vendin e katërt është Atdhe Mazari me 8 gola, por që do të mbetet në këtë shifër pasi kaloi nga Rabotniçki në radhët e Varazhdinit në Kroaci. Pas tij rreshtohen, Regba i Rabotniçkit me 7 gola, aq sa ka edhe Gjorgjievski i Sileksit.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Tre shoferë përfundojnë në pranga, qarkullonin pa patentë
- Pengoi policinë gjatë detyrës, arrestohet 46-vjeçari nga Tetova
- Marihuanë te 23-vjeçari nga Kumanova, përfundon në pranga
- Ndalohet 36-vjeçari në Tetovë, policia i gjen thikë në kontroll
- Mashtrim me transport automjeti, humb 800 franga
- Aksident në Tetovë, 15-vjeçari me moped elektrik plagoset rëndë
- 61-vjeçari denoncon se u rrah nga dy persona në Tetovë
- Alarm në Gostivar, 63-vjeçari prish rendin publik në mes të natës
- Rikonstruimi i Aeroportit të Ohrit drejt përfundimit, punimet mbyllen në fund të verës
- VLEN: BDI-ja me gojën plot Evropë, ndërsa me duart thellë në fondet evropiane