Me listat e hapura te ne do të jetë më e qartë se sa peshon politikishtë dhe moralishtë një politikan
Ejup Berisha
Në zgjedhjet Parlamentare dhe lokale të cilat organizohen dhe mbahen periodikisht çdo katër vite këtu në vendin tonë
që nga viti 2001, me zbatimin e modelit zgjedhor me gjashtë njësi zgjedhore qytetarëve zgjedhës këtu u mundësohet që të votojnë në zgjedhjet e organizuara me lista të mbyllura. Meqë me këtë mënyrë të bërjes së zgjedhjeve po vërehen dobësi dhe mangësi të shumta në opinion ka filluar të promovohet ideja për aplikimin e listave të hapura si mundësi për zgjedhjen e kandidatëve të mundshëm në procesin zgjedhor. Me aplikimin e listave të hapura në zgjedhjet Parlamentare dhe lokale këtu në vendin tonë zgjedhësit kanë mundësi që ti njohin më mirë dhe më për së afërmi kandidatët e mundëshëm për Deputetë, për Kryetar komunash dhe për këshilltar komunal. Ti njohësh kandidatët e mundshëm për poste politike që do të zënë vende të larta dhe të rëndësishme në institucionet shtetërore dhe lokale të pushtetit
do të thotë të njëjtëve
tua njohësh karakterin, personalitetin si dhe aftësitë profesionale dhe njerëzore të të njëjtëve. Listat e hapura per deputet për kryetar Komunash dhe për këshilltar komunal janë dëshmi se sa peshon realishte legjitimiteti i çdo kandidati në politkë. Me këto lista gjithashtu mund të shihet se sa vota saktë ka marrë një kandidat i mundshëm për tu zgjedhur në postet politike. Ne tani këtu në shtetin tonë kemi zgjedhje me lista të mbyllura me mundësi të votimit vetëmse të emrit dhe të llogos së partisë pjesmarrëse në zgjedhje. Duhet theksuar se kjo mënyrë e mbajtjes së zgjedhjeve nuk jep informacione të sakta dhe të besueshme se sa vota realishtë ka marrë një kandidat i caktuar në ditën e zgjedhjeve. Pra listat e hapura bëjnë të ditura shumë gjëra për votuesin dhe ky është më i lirë më i motivuar dhe më i sigurtë për bërjen e zgjedhjes nga ana e tij në ditën e zgjedhjeve. Listat e hapura poashtu japin informacione më burimore dhe më të sakta se sa mbështetje reale te zgjedhësit gëzojnë udhëheqësit e partive politike. Deri tani me listat e mbyllura zgjedhore kjo ka qenë një gjë e pamundur të bëhet pasiqë njerëzit e parë të partive janë fshehur pas votave që ka marrë Partia politike si subjekt politik në përgjithsi e jo se sa vota kanë marrë udhëheqësit e tyre si individ veç e veç. Listat e mbyllura i kanë favorizuar kandidatët e pëlqyer të udhëheqësive partiake që të zgjedhen e jo ata kandidat që meritojnë që të jenë të zgjedhur. Listat e hapura zgjedhore e stimulojnë konkurencën dhe garën mes kandidatëve nëpër subjektet politike pjesmarrëse në zgjedhje. Por dhe ua bëjnë më të lehtë dhe më të çartë zgjedhesve përcaktimin e tyre se për kë mund dhe duhet të votojnë në zgjedhje. Meqë kjo këtyre të fundit ua lehtëson zgjedhjen që do ta bëjnë atëher një mënyrë e tillë e zbatimit të zgjedhjeve kontribuon në përforcimin dhe thellimin e demokracisë zgjedhore si dhe në rritjen e rolit dhe peshës politike të qytetarëve zgjedhës.
.