Inzaghi e di se çfarë e pret Interin te Feyenoordi

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, thotë se ata janë të lumtur për përballjen e tyre me Feyenoordin në Ligën e Kampionëve.

Pas eliminimit të Milanit këtë javë, Feyenoord tani do të takohet me Interin në raundin e 16-të.

Inzaghi komentoi shortin: “Ne kthehemi për të luajtur Ligën e Kampionëve, përballemi me Feyenoordin, një ekip me një histori të madhe dhe që luan në një stadium me një atmosferë të zjarrtë”.

“Ne e dimë se do të jetë një sfidë e rëndësishme, jemi gati të japim gjithçka. Kemi punuar shumë për të arritur këtu dhe duam të vazhdojmë të bëjmë mirë në këtë kompeticion”.

“Ekipi ynë ka treguar karakter dhe vendosmëri dhe ne do të përgatitemi sa më mirë që të përballemi me çdo ndeshje”.

“Qëllimi është të kalojmë raundin dhe të përpiqemi t’i japim vetes një ëndërr në këtë kompeticion”, ka potencuar më tej Inzaghi.