Ligji i ri për vetëqeverisje lokale/ Perinski: Shkarkimi do të vlejë për kryetarët e ardhshëm

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zlatko Perinski shprehet optimist se deri në verë të përfundojë e gjithë procedura për ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.

Sipas tij, zgjidhja e re ligjore parashikon mundësinë e referendumit për shkarkimin e kryetarit të komunës, futjen e mbikëqyrjes komunale si dhe pjesëmarrje më e madhe e sektorit civil.

“Ligji i ri i cili do të sillet, do t’i përfshijë kryetarët e rinj të komunave të cilët do t’i marrin mandatet e tyre pas nëntorit. Pra, Danela Arsovska nuk do të përfshihet në këtë ligj? “Është e pamundur të miratohet një ligj për veprim retrograd që të jetë për të gjithë ata që do të marrin detyrën pas zgjedhjeve komunale të planifikuara për në nëntor, ne nuk mund të ndryshojmë ligje sipas preferencave personale, thjesht duam të përmirësojmë situatën dhe shtetin në nivel lokal dhe që të gjithë ata palë të interesuara që preken nga kjo zgjidhje ligjore të kenë një zgjidhje më cilësore dhe më të qëndrueshme”, deklalroi Zlatko Perinski – Ministrit i Vetëqeverisjes Lokale.

Perinski pret që procesi i përgatitjes së amendamenteve të propozuara të përfundojë rreth datës 30 mars dhe menjëherë pas kësaj të miratohen në seancë të qeverisë dhe të hyjnë në procedurë parlamentare.

“Jam i bindur se përmes një mënyre kaq transparente dhe të hapur, gjithëpërfshirëse do të arrijmë në një zgjidhje shumë më të mirë se ajo që kemi aktualisht”.

Draft ligji pritet të përgatitet deri më 30 mars ndërsa deri në verë i njëjti duhet të miratohet. Ndryshimet dhe plotësimet kryesore synojnë korrigjimin e disa dispozitave që janë pjesë e zgjidhjes aktuale ligjore, të cilat kanë rezultuar se kanë nxjerrë në pah disa anomali dhe dobësi me kalimin e kohës.