Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu ka përcjellë një mesazh emocionues për 17 Shkurtin, duke uruar Pavarësinë e Kosovës.
Ai e cilësoi këtë ditë si një nga momentet më të rëndësishme për kombin shqiptar, duke theksuar sakrificat dhe rrugëtimin e gjatë deri në realizimin e ëndrrës së shtetit të pavarur.
Sabri Fejzullahu, i cili ka dhënë një kontribut të madh në kulturën dhe muzikën shqiptare, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Canapé”, të moderuar nga Shpend Lipa.
Në këtë intervistë, ai ka ndarë kujtime nga karriera e tij, duke folur edhe për ndjesitë që i sjell çdo vit kjo ditë historike për Kosovën.