Në ceremoninë solemne të ngritjes së flamurit shtetëror në nder të 17-vjetorit të Pavarësisë, ndodhi një skandal protokollar.
Derisa presidentja, kryeministri, komandanti i FSK-së e figura tjera shtetërore qëndronin të rreshtuar, para tyre u ngrit flamuri, por mbrapsht, transmeton klankosova.tv.
Flamuri u ngrit në anën e kundërt të tij, duke krijuar kështu imazh joprofesional dhe aspak serioz shtetëror.