Gjykata Kushtetuese sot në seancë do të debatojë rreth Ligjit të kontstuar për ndryshim dhe plotësim të Kodit Penal nga viti 2023, pas nismës së parashtruar nga kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.
Në nismë, Trajanov thekson se ndryshimet e kontestuara ligjore janë në kundërshtim me sundimin e drejtësisë, mbrojtjen e të drejtave në pronës dhe barazisë, të cilën e promovon Kushtetuta. Në nismë është theksuar se me këto ndryshime një kategori qytetarësh janë të privilegjuar, përballë personave të dënuar ligjërisht, të cilët marrin trajtim të diskriminuar dhe për ta nuk vlen ulja e dënimit.
Sipas Trajanovit, debati në Gjykatën Kushtetuese është i vonuar, sepse nisma është parashtruar në shtator të vitit 2023 kur ndryshimet dhe plotlsimet e Kodit Penal janë miratuar me procedurë të shkurtuar.
“Një numër i madh i kriminelëve janë liruar me kusht, nuk do të mbajnë përgjegjësi, nuk do t’u konfiskohet pasuria, edhe pse disa prej tyre kanë fituar pasuri të madhe materiale. Për të mos thënë në gjuhën popullore, pas dasmës – daulle. Gjykata Kushtetuese le të debatojë, le të marrë vendim jo për anulim, por për shfuqizim, që të mos zbatohet në të ardhmen, por nuk besoj se do të arrihet një vendim i tillë”, tha Trajanov për televizionin Kanal 5.
Ndryshimet në Kodin Penal kanë shkaktuar reagime në publik.
Kuvendi më 6 shtator të vitit 2023 i ka miratuar ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Penal, të cilët kanë shkaktuar reagime në opinionin publik, tek fella e juristëve dhe Komisioni Evropian, sepse kanë të bëjnë me nene që “i zbusin” dënime që prekin funksionarë, persona zyrtarë dhe përgjegjës në ndërmarrje dhe insitucione publike, ndërsa janë miratuar për dy ditë. Ndryshimet e propozuara ligjore janë miratuar në Parlament me 48 vota “pro”, 36 “kundër” dhe një abstenim, pas së cilës janë nënshkruar nga presidenti i atëhershëm Stevo Pendarovski.
Reagime negative në opinion kanë shkaktuar ndryshimet e neneve, që kanlë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit dhe shoqërimit kriminel.
Ddeputetët me votimin e ndryshimeve i kanë ulur dënimet e nënshkruara për dy veprat penale, kanë vendosur kufi të sipërm të dënimit maksimal, ndërsa kanë pezulluar edhe një paragraf të nenit për shpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit, me këtë kanë parashikuar edhe vjetërsim më të hershëm të veprave.
Nga pushteti e justifikojnë miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal me flamur evropian si për harmonizimin e tij me direktivat e Bashkimit Evropian, ndërsa për opozitën ishte një tentativë për amnisti të zyrtarëve aktualë në rast ndryshimi të qeverisë.
Ministria e Drejtësisë po punon intensivisht për ndryshimet në Kodin Penal.
Ministria e Drejtësisë pritet të dalë së shpejti me një zgjidhje të shkurtër ligjore për ndryshimet në Kodin Penal ekzistues, me të cilën duhet të hiqen pasojat e dëmshme të ndryshimeve ligjore të vitit 2023 në Kodin Penal.
Deri në miratimin e Kodit të ri Penal, i cili duhet të përafrohet plotësisht me politikat evropiane, Ministria është duke punuar për amendamentet si zgjidhje të përkohshme, gjegjësisht kthimin e neneve 353, 353-v dhe 354, të cilat do të mundësojnë zbatimin më efikas të Ligjit kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të funksionit zyrtar.
Lidhur me Kodin e ri Penal, ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov pret që ai të miratohet këtë vit.
“Qëllimi ynë është që të kemi një Kod Penal efikas dhe modern, i cili do t’i përgjigjet nevojave të shoqërisë dhe sistemit të drejtësisë. Pres që Kodi i ri Penal të miratohet në vitin 2025. Është përkthyer në gjuhën angleze dhe është duke përfunduar procesi i përgatitjes së tabelave përkatëse, si obligim i shqyrtimit bilateral për kapitullin 23”, thotë Filkov.
Një nga çështjet kyçe në Kodin e ri Penal, siç thekson Filkov, do të jetë rritja e sanksioneve për krimet e rënda, veçanërisht për krimin ekonomik dhe korrupsionin, si dhe do të ketë edhe vepra të reja penale që lidhen me veprat financiare, duke përfshirë praktikën e konfiskimit të pasurisë.
“Kodi i ri penal do të hartohet në atë mënyrë që do të rrisë sigurinë juridike dhe do të përmirësojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut, veçanërisht në fushën e të drejtave procedurale të të pandehurve dhe të dënuarve”, thotë ministri Fillkov.
Pas marrjes së mendimit nga Komisioni Evropian, Kodi Penal do të kalojë në procedurë qeveritare dhe më pas do t’i kalojë Kuvendit.