Deputeti i koalicionit VLEN, nga radhët e ASH-së, sot nga foltorja e Kuvendit ka drejtuar një apel partisë opozitare shqiptare, BDI-së, nga ku ka kërkuar që të vazhdojnë me reformim. Sipas Snopçes reformimi i BDI-së është në interesin e përgjithshëm. “Apeli im ndaj BDI-së për tu reformuar. Vetëm reformimi prej së vërteti është në interes të popullit. Vërtetë që keni pasur shumë goditje kohët e fundit. Goditjet do të vazhdojnë sepse duhet dhënë llogari edhe për të bëmat, por edhe për të pabëmat që duhej të kishit bërë. Duhet të dini se të gjithë rufetë nuk të godasin për të prishur jetën. Disa prej tyre të godasin edhe për të ta pastruar rrugën. Prandaj bëj apel, pastroni rrugën tuaj gjë që është në interesin e përgjithshëm”, ka deklaruar deputeti i VLEN, Halil Snopçe. Ai gjithashtu shtoi se përmirësimi i gabime është i natyrshëm dhe duhet të ndodhë. Sipas tij kur nuk përmirësohen gabimet kjo bënë problem të vërtetë. „Nëse bënë gabim nuk e korrigjon gabimin ky është gabimi i vërtetë, prandaj edhe lapi ka gomën se kush shkruan mund të gabojë“, përfundoi deputeti Snopçe
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Sela: Urime Arkin, Urime shqiptarëve të Bërvenicës. Sihariq i mirë që duhet ti prijë rikthimit të Kërçovës dhe Butelit!
- Ali Ahmeti për TS: Fitorja në Bërvenicë është ngjarje e madhe, meritë të jashtëzakonshme ka mërgata shqiptare! (VIDEO)
- VMRO-DPMNE konfirmoi se i ka humbur zgjedhjet në Bërvenicë: Dua t’ua uroj fitoren kundërshtarëve tanë!
- Dafina Stojanoska: VLEN luajti rolin e “kalit të Trojës” në Bërvenicë, në favor të BDI-së
- Kovaçki i VMRO-DPMNE: “Erdhën shumë njerëz nga jashtë, të cilët nuk jetojnë në Bërvenicë, por votuan për kandidatin e BDI-së”
- Mickoski: Të vetëm kundër të gjithëve, por nuk mjaftoi për një fitore në Bërvenicë. Do ta kenë mbështetjen e Qeverisë
- Haqim Ramadani: Demografia foli, shumica vendosi dhe drejtësia u kthye në Bërvenicë
- Policia konfirmon rastin tragjik në Gjilan: Një 27-vjeçar dhe një foshnje u gjetën pa jetë, vdekja e dyshimtë
- Dita e pestë e protestës pas vrasjes së Arlinda Zekajt, qytetarët mblidhen në sheshin e Prishtinës
- EMOCIONUESE PAS FITORES! Ali Ahmeti dhe Arkin Jahiu përqafohen me lot në sy (VIDEO)