MPB ka njoftuar se me datën 06.02.2025, në orën 11:35, në rrugën „146“ në Tetovë, punonjësit e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë e kanë privuar nga liria R.L. (50 vjeç) nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar se më 01.02.2025 ka kryer veprën penale „Vjedhje e Rëndë“. Ai ka vjedhur disa sende nga një ndërtesë në ndërtim, pronë e F.Е. (50 vjeç) nga fshati Miletino, Tetovë.
Pasi e kanë kontrolluar, janë gjetur sendet e vjedhura dhe ato janë kthyer te pronari.
I dyshuari është mbajtur në stacionin policor dhe pasi të përfundojë dokumentimi i plotë i rastit, ndaj tij do të ngritet një akuzë përkatëse.