Ministria e Brendshme informon opinionin se pas raportimeve të shumta të marra për mjete shpërthyese dyshohet se janë vendosur në disa shkolla fillore dhe të mesme pothuajse në të gjithë territorin e vendit, shërbimet kompetente të ministrisë janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete të planifikimit gjithëpërfshirës në përputhje me procedurat e brendshme për përballimin e kërcënimeve terroriste informon Tetovasot. Paralelisht me këtë, vlerësimi i nivelit të kërcënimit po bëhet në koordinim të ndërsjellë të shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, përmes një shtabi operativ të krijuar në kuadër të Ministrisë. Sipas aktiviteteve të deritanishme, nga kontrollet rezulton se bëhet fjalë për kallëzime të rreme. Në të njëjtën kohë, MPB bën thirrje dhe apel për qetësi në opinion dhe shmangie nga përhapja e dezinformatave për ngjarje të tilla, të cilat dje janë regjistruar edhe në vende të tjera të rajonit.Tetovasot
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Dezinsektim tokësor kundër mushkonjave nga e hëna deri të enjten në Shkup
- “Ylli Paçuku thirrje për protestë: Të shtunën Tetova do të flasë, zëri i saj do të dëgjohet deri në Qeveri”
- Mickoski: Vazhdojmë të realizojmë projekte – Manastiri është ndër prioritetet kryesore të Qeverisë
- Mickoski: Maqedonia ka inflacionin më të ulët në rajon
- 44-vjeçari humb jetën, e gëlltiti pakon me dr’ogës gjatë ndalimit policor në Ohër
- “Vijon pagesa e të drejtave sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve”
- Janevska: Me mbështetje qeveritare prej 7 milionë euro, po përmirësohet infrastruktura arsimore në Manastir
- Struga pa strehimore për qentë endacakë! Përplasje mes komunës dhe këshilltarëve
- Deponi të egra në Shkup, autoritetet intensifikojnë kontrollet
- Mickoski opozitës: Uluni dhe merruni vesh, do ta mbështesim pa kushte çdo propozim që përfshin votimin e diasporës